
Pak minuta para nisjes së derbit të kryeqytetit “Partizani-Tirana”, është shkaktuar një situatë kaotike ku janë përfshirë tifozeritë e dy klubeve.
Kjo është ndeshja e parë që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”.
Shumë tifozë kanë arritur të hyjnë në fushë dhe janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të shuar gjakrat dhe ndeshja tashmë ka nisur sipas parashikimit. Versus.al








