MAGAZINË /

“Kjo humbje do na përndjekë gjatë”, Harry Kane i shkatërruar pas finales përballë Spanjës

Shkruar nga Versus

“Kjo humbje do na përndjekë gjatë”, Harry Kane i

Anglia u mposht të dielën për të dytën herë radhazi në një finale europiani. “Tre luanët” humbën me rezultatin 1-2 përballë Spanjës që qartësisht tregoi superioritetin në lojë.

Pas humbjes, kapiteni anglez, Harry Kane tha se ndihej i shkatërruar për mundësinë e shpërdoruar ndërsa tha se kjo finale do t’i përndjekë gjatë.

“Është pak e vështirë që ta përshkruajmë me fjalë se si ndjehemi në këtë moment. Ishte një ndeshje e vështirë përballë Spanjës dhe ta pësosh në fund dhemb shumë. Nuk ia dolëm sërish që të hidhnim hapin e duhur dhe të fitonim, është një tjetër mundësi e shpërdoruar.

Finalet nuk janë asnjëherë të lehta, kjo humbje do të na përndjekë gjatë. Për skuadrën, por edhe për mua personalisht është shumë e vështirë”- u shpreh Kane. Versus.al

Poll