Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.
Në të njëjtën vazo me Shqipërinë janë: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka, Austria.
Vazo 2: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.
Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.
Kupa e Botës 2026 do të organizohet nga SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika. Për herë të parë në histori, në këtë Botëror do të marrin pjesë 48 ekipe. Në edicionet e fundit numri i skuadrave pjesëmarrëse ka qenë 32.







