
Emri i saj është në qendër të vëmendjes, pas deklaratave të paparacit Fabrizio Corona, i cili pretendoi se është dashuria e vërtetë e reperit italian Fedez, ish-bashkëshorti i influencueses italiane, Chiara Ferrani.
Ndërsa kjo e fundit duket se e ka pranuar atë ccfarë po flitet në rrjetet sociale për ish-bashkëshortin e saj, duke thënë se Fedez e kishte tradhtuar që nga viti 2017.
Dhe bëhet fjalë për Angelica Montini. Montini ka studiuar në fushën e dizanjit në Institutin Marangoni, një nga institucionet arsimore kryesore në fushën e modës në Itali. Më vonë, ajo krijoi markën e saj, 'Angelica Montini Studios'.
Sipas Corona, Montini ka pasur një lidhje me Fedez para se të njihej me Chiara Ferranin, ndërsa raportohet se lidhja e tyre ka vazhduar edhe gjatë martesës së tij me influencuesen e famshëm.
Reperi italian, në fakt, mësohet se i ka zbuluar gabimisht ndjenjat e tij për Montinin, në një telefonatë të destinuar për dikë tjetër. Sipas Coronas, ky incident pati një efekt katalitik në marrëdhënien e tij me Ferranin.
Ish-paparaci pohon gjithashtu se Angelica Montini ka pasur mundësinë të pengojë dasmën e Fedez, por ajo zgjodhi të qëndronte në plan të dytë. Corona e lidh përpjekjen e përfolur për vetëvrasje të Fedez gjatë pjesëmarrjes së tij në programin televiziv Sarà Sanremo 2025 me krizën emocionale që ai përjetoi për shkak të ndarjes nga Angelica Montini.
Marka e saj, Angelica Montini Studios, fokusohet në prodhimin e qëndrueshëm dhe materiale cilësore. Krijimet e saj shoqërohen me histori që nxjerrin në pah origjinën dhe rëndësinë e motiveve që ajo përdor.
Edhe pse preferon të mbajë një profil të ulët, tashmë emri i saj është lidhur me tre nga emrat më të përfolura të skenës italiane, Fedez, Chiara Ferrani dhe Fabrizio Corona. Dhe për sa kohë spekulimet vazhdojnë, vështirë se do të pushojë së qeni në qendër të vëmendjes.
“Më tradhtoi që nga viti 2017, më ka thirrur me emrin e të dashurës së tij”
Influencuesja italiane ka postuar një sërë historish në llogarinë personale në Instagram për t’u pozicionuar pas zbulimit nga paparaci Fabrizio Corona, i cili pretendonte se reperi ka qenë gjithmonë i dashuruar me një grua tjetër, Angelica Modini.
Influencuesja në statusin e saj e bën të qartë se për të marrëdhënia e saj me Fedez ishte reale, duke deklaruar se ishte krenare që e kishte dashur atë pa kushte.
Fillimisht Chiara Ferrani ka shpjeguar se ka zgjedhur të mos flasë për të mbrojtur fëmijët e saj, por edhe veten.
“Kam zgjedhur heshtjen këto muaj për të mbrojtur veten dhe familjen time për dy çështje që më kanë shënuar thellë: nga njëra anë, çështjen e punës, për të cilën do të bëj gjithçka që kam në dorë për të vërtetuar pafajësinë time dhe nga ana tjetër atë private, për të cilën, tani, nuk mund të hesht”.
Më pas, Chiara Ferrani pretendon se i kërkoi ish-bashkëshortit të largohej nga shtëpia e tyre kur zbuloi se ai po e tradhtonte.
“ Nuk thashë asgjë edhe kur ai më la gjatë natës gjatë periudhës së parë të vështirë shkurtin e kaluar, kur po mundohesha të ngrihesha nga shtrati. Kam degjuar shume here qe e kam nxjerr nga shtepia, por asnjehere nuk eshte thene qe e kam nxjerre nga shtepia sepse kam zbuluar nje tradheti pikerisht ne ato dite (me sa duket nje nga tradhtite e shumta) dhe nuk eshte thene kurre qe ai nuk hezitoi të më linte, duke parë ‘dëmtimin e imazhit tim’.
Chiara Ferrani më pas bëri një tjetër zbulim, duke thënë se Fedez e kishte quajtur atë me emrin e dashurës së tij.
" Unë kurrë nuk e thashë publikisht në muajt në vijim, as edhe pasi të gjitha rrëqethjet që mora vesh po vazhdonin vazhdimisht pas shpine, ndërsa unë bëja çmos për ta nxjerrë atë nga kohërat e errëta, pa e ditur unë. Nuk thashë asgjë publikisht edhe kur, disa ditë para Krishtlindjeve 2024, ai më thirri me emrin e dashurës së tij (duke e ditur mirë se po fliste me mua në telefon) dhe pranoi për herë të parë se lidhja e tij me të vazhdonte që nga viti 2017, duke më thënë gjithashtu se kishte menduar të mos martohej me mua disa ditë para dasmës, por më pas nuk dinte si të tërhiqej publikisht”.
“Vjella”, shtoi Ferrani, “duke kuptuar se ajo që kisha përjetuar ishte një tallje, por vuajta në heshtje, e rrethuar vetëm nga afërsia e atyre që më duan vërtet dhe më urojnë dashuri të vërtetë nga të dyja palët për të ardhmen. Unë qëndrova në heshtje sepse doja të ktheja faqen pa u menduar për dhimbjen që kisha vuajtur dhe sepse kam dy fëmijë që të gjithë do të dëgjojnë se çfarë thonë prindërit për njëri-tjetrin dhe do të vuajnë për këto deklarata ”.
Në mbyllje, Chiara Ferrani bëri të qartë se për të marrëdhënia e saj me Fedez ishte reale, duke deklaruar se ishte krenare që e kishte dashur pa kushte.
"Kam heshtur për kaq shumë çështje, por lexova shumë marrëzi për të vazhduar pretendimin se asgjë nuk po ndodh: marrëdhënia ime me Federicon ishte reale për mua, nuk kam qenë kurrë në një martesë të hapur e megjithatë jam krenare që kam dashur pa kushte. Më vjen keq që për anën tjetër isha thjesht një person që mund të ngacmohej dhe të përdorej sipas dëshirës, por ndonjëherë është e drejtë të hapim sytë, të marrim goditjen, të vuajmë, të ngrihemi dhe të kuptojmë se meritojmë diçka ndryshe. Një dashuri që sigurisht nuk është perfekte por të paktën e vërtetë dhe e përjetuar nga të dyja palët njësoj. E uroj për mua dhe ju uroj të gjithëve, sepse është më e pakta në këtë kaos që është jeta jonë.'/Versus.al







