Mbrëmjen e djeshme banorët e Big Brother VIP4, kanë marrë një surprizë të veçantë me veshje të cilat kishin simbole dhe figura historike shqiptare.
Një prej dhuratave që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një bluze e dhuruar për Gjestin ku ishin tre figura historike, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot i jugut Çerçiz Topulli.
Por Gjesti, duke parë figurat, kishte vështirësi të njihte Çerçiz Topullin.
Për shkak të stilit të animuar të vizatimit, ai e ngatërroi me Jezusin, duke ngjallur reagime dhe të qeshura mes banorëve.
“O Adem Jashari, Skënderbeu dhe.., kush është ky? Jezusi?”- u shpreh Gjesti sapo pa bluzen.
Më pas banorët i treguan se cila figurë ishte në bluze. Versus.al







