MAGAZINË /

“Laerti dhe dy të tjerë në shtëpi janë g*y”, Bernardi plas “bombën”

Ndonëse I pyetur nga Ledjoni mbrëmjen e djeshme për seksualitetin e Laertit, ai mohoi se mund të jetë ‘gay’, sot ndryshoi mendim.

Shkruar nga Versus

“Laerti dhe dy të tjerë në shtëpi janë

Bernardi, konkurrenti i eleminuar i mbrëmjes së të shtunës nga “Big Brother Vip” ka bërë një deklaratë të bujshme pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. I ftuar në Big Brother Fan Club ai foli për orientimin e tij seksual duke u shprehur se kishte guxim të bënte veprimin që edhe të tjerë brenda shtëpisë mund ta bëjnë.

Ndonëse I pyetur nga Ledjoni mbrëmjen e djeshme për seksualitetin e Laertit, ai mohoi se mund të jetë ‘gay’, sot ndryshoi mendim.

Heidi: Kishte emra të tjerë që duhet të dilnin para teje?

Bernardi: Po, Aldo Klajdi. Besoj shumë që kësaj jave isha mes 5 lojëtarëve më të fortë. Gjatë kësaj kohe ata nuk kanë patur aktivizim.

Heidi: Ishe gjatë gjithë kohës vetvetja?

Bernardi: Në disa raste isha i shtirur, sidomos në raste intimidimesh.

Heidi: Ke bërë disa deklarata shumë të forta dhe të guximshme. Çfarë të shtyu ta ndash informacionin rreth vetes në big brother?

Bernardi: Nuk e di, mesa kuptoj publiku nuk mund t’i marrë lehtë shakatë. Nuk është e vërtetë. Unë kam bërë thjesht atë që, tre djem të tjerë në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk kanë guxim ta bëjnë.

Heidi: Cilët janë këta?

Bernardi: Klajdi, Jozi dhe Laerti

Heidi: Ti po thua që këta janë gay?

Bernardi: Jo, nuk po them atë, por di që kanë disa pikëpyetje në vetvete në lidhje me orientimin.

Ronaldo: Po ti the mbrëmë që Laerti nuk mund të jetë. Pse po e thua pikërisht sot këtë?

Bernardi: Unë i qëndroj faktit që jam krenar që jam homoseksual. Besoj që kam qenë banor i denjë dhe nuk ndihesha i bullizuar.  /Versus.al/

Poll