
Pak javë më parë, Loredana i tha Jozit se ka qenë e martuar dhe ende sot rezulton në dokumenta e martuar.
E ftuar në “Live From Tirana” në TAR mikesha e saj Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”, ka mohuar se Loredana është e martuar dhe tha se nuk di që ajo të ketë qenë ndonjëherë e martuar.
Përse thuhet se Loredana ka hyrë e martuar brenda shtëpisë?
"Por edhe për mua thonin që e kam babin kinez, kështu që me fjalët e njerëzve nuk merremi."
Si të duket Loredana në lojë? A ndjen ajo vërtet për Jozin?
"Besoj se po. Më kujton pak historinë time me Bucin në "Përputhen” dhe më erdhi shumë keq, u preka shumë. Por e dija që do të vinte kështu. Më bëhet qejfi që doli Jozi nga aty. Po e dëmtonte shumë dhe nuk ishte fare Loredana ajo."
Mendon se kanë të ardhme bashkë jashtë?
"Jo. Loredana meriton një mashkull shumë herë më të mirë se Jozi."







