MAGAZINË /

"Loredana më mirë pa ty", nëna e banores përballet "live" me Jozin

Shkruar nga Versus
"Loredana më mirë pa ty", nëna e banores përballet
Jozi dhe nëna e Loredanës

Këngëtari i përjashtuar nga Big Brother Jozefin Marku është përballur sot për herë të parë me nënën e Loredanës, banores me të cilën krijoi një lidhje brenda spektaklit.

Gjatë komunikimit që e ëma e banores pati nëpërmjet “skype’ me Fan Club, ajo tha se nuk kishte hatërmbetje me Jozin, por theksoi se Loredana i duket më mirë vetëm në lojë sesa kur ishte me Jozin.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij nuk ishte e mirë

Jozi: Kam shumë t’i them. Më vjen mirë që reagimi i sjelljes sime pas takimit ishte i menjëhershëm. Më vjen mirë që ju ka pëlqyer. Do t’ju pëlqejë edhe më shumë pasi të dalë Loredana

Heidi: A ka ndryshuar perceptimi juaj?

Nëna e Loredanës: Jo, sepse sjelljet e Jozit në fillim nuk ishin të mira. Nuk e respektonte shumë Loredanën, por më pas ndryshoi.

Heidi: Po sot, çfarë mendon babai i Loredanës, bashkëshorti juaj?

Nëna e Loredanës: Ne do ta njohim Jozin, sepse atje brenda është një lojë. Kur të dalë Loredana dhe ta njohë më mirë, atëherë do të flasim.

Heidi: Do takoheni të katërt?

Jozi: Patjetër!

Nëna e Loredanës: Nuk e di, atë e vendos Loredana

Heidi: Për faktin që Jozi nuk i dha dorën, i ka ngelur hatri?

Nëna e Loredanës: Jo, aspak!

Jozi: Sepse ai krijoi distancën!

Heidi: Si e ke parë Loredanën pa Jozin këto ditë?

Nëna e Loredanës: Shumë mirë, është më energjike, më e qetë. Më mirë pa Jozin në lojë. Versus.al

Poll