Hyri në botën e showbiz nga “dritarja’, jo nga “dera”.
Hyri për forma e krejt pak për përmbajtje, por sot gjithçka bën e poston tërheq vëmëndje.
Influencuesja e njëherësh moderatorja Megi Pojani pas pushimeve në Maldive është rikthyer në jug të Shqipërisë.
Ajo pak orë me parë ka publikuar një foto teksa shihet në krahët e një mashkulli ku ka mbuluar fytyrën e tij.
Se kush është personi që po e shoqëron bukuroshen me pushime në Shqipëri këtë e di vetëm ajo dhe rrethi i saj i ngushtë.
Kujtojmë se Megi kohë me parë është përflitur për një lidhje të mundshme me futbollistin Endri Çekiçin, por në foto nuk duket asnjë nga tatuazhet e sportistit të njohur.







