MAGAZINË /

Nedim Bajrami pranë transferimit tek gjigandët europianë

Sipas “Sportmandia” 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rangers.

Shkruar nga B.SH
Nedim Bajrami pranë transferimit tek gjigandët europianë
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigantët skocez të Rangers F.C..

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Sportmandia” 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rangers.

25 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Sasuolos në Seria A ndërsa më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grashoperin dhe Zyrih.

Vlen të theksohet fakti se Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e Europianeve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë./Versus.al

 

 

Poll