
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kthehet sot në fushë me nisjen e Ligës së Kombeve, ku do të përballen në këtë sfidë të parë me Ukrainën në Pragë.
Kuqezinjtë kthehen në fushë me ndeshjen hapëse të Ligës në orën 20:45 në Epet Arena.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë që pas Euro 2024, kur luajti ndeshjen e fundit përballë kampionëve të Spanjës, duke u mundur me rezultatin 1-0.
Ditën e djeshme, trajneri Sylvinho u shpreh në një konferencë për shtyp se luajmë për fitore.
Ndërsa shtoi se kësaj here të besuarit e tij do të ndryshojnë strategji. Sa i përket formacionit, ekipi ynë kombëtar ka disa mungesa për ndeshjen e sotme. Duke filluar me kapitenin Berat Gjimshiti që pësoi një dëmtim para disa ditësh. Gjithashtu dhe Broja nuk erdhi në grumbullim për shkak të dëmtimit dhe u zëvendësua me Myrto Uzunin.
Pritet që shiriti i kapitenit në këtë betejë të parë, t’i kaloj Ylber Ramadanit, që së bashku me Laçin dhe Asllanin do të formojnë treshen e mesfushës.
Në sulm, kuqezinjtë nuk mendohet se mund të ketë ndryshime dhe mund të nisin, Bajrami, Manaj dhe Asani.
Sa i përket Ukrainës, që luan ende larg vendit për shkak të luftës, dolën të fundit në grupin e tyre në Euro 2024.
Megjithatë ekipi duket mjaft premtues. Dy ndeshjet e fundit që kemi luajtur, i kanë fituar ukrainasit me një golavarazh 7-2, teksa takimi i fundit u luajt në vitin 2018./ Versus.al







