Një indian u zgjua disa momente para djegies së trupit tw tij, pasi një mjek nuk arriti të kryente autopsinë e tij, konfirmoi një zyrtar mjekësor për AFP të shtunën.
Rohitash Kumar, një i ri 25-vjeçar që vuante nga vështirësitë në të folur dhe dëgjim, u sëmur dhe u dërgua në spitalin Jhunjhunu në Rajasthan (në veri).
Një mjek e shpalli të vdekur
Mediat indiane raportuan se ai pësoi një krizë epileptike dhe se një mjek e shpalli të vdekur pas mbërritjes në spital. Por kryemjeku i spitalit, D. Singh, i tha AFP se një mjek kishte “përgatitur raportin pas vdekjes pa kryer autopsinë dhe trupi më pas u dërgua për djegie”.
"Trupi filloi të lëvizë"
Kryemjeku shtoi se “pak para” djegies së tij, “trupi filloi të lëvizte”, por edhe se ai “ishte gjallë dhe merrte frymë”. I riu u dërgua në spital për herë të dytë, por u shpall i vdekur të premten.
Tre mjekë u pezulluan dhe policia hapi një hetim, raportuan Times of India dhe media të tjera indiane.







