MAGAZINË /

‘Nuk je në shijet e Valbonës’/ Amber ia thotë troç Laertit: Ajo nuk të do pranë

Shkruar nga Versus

‘Nuk je në shijet e Valbonës’/ Amber ia thotë

Valbona dhe Laerti kanë debatuar gjatë ditës së djeshme, duke e lëkundur pak raportin që kanë krijuar në ‘Big Brother VIP 4’.

Gjatë ditës së sotme, moderatorja i ka mbajtur qëndrim aktorit, edhe pse ky i fundit është munduar që të kujdeset për të pasi është e sëmurë.

Në një moment kur ajo po qëndronte me Amber te divanët jashtë, ai e ka pyetur nëse donte t’i bënte bukë të thekur, por Valbona i tha se ka ngrënë.

Ndërkohë Amber ndërhynë duke thënë:

‘Po nuk të do ore, ik. Nuk të do afër vetes’.

Laerti e pyet direkt: ‘Ta ka thënë ty?’.

‘Po. Shiko reagimin e së saj, nuk ke nevojë për konfirmim.

Nuk je në shijet e Valbonës. Të ka parë si shok dhe ti e ktheve në një gjë tjetër. Ky është gabimi’, iu përgjigj Amber.

Poll