MAGAZINË /

Olta Gixhari 'reagon' pas publikimin të bisedave me Rozanën, gazetari zbulon detajin që sqaron shumëçka

Eni Shehu zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.

Shkruar nga Versus

Olta Gixhari 'reagon' pas publikimin të bisedave me Rozanën,

I ftuar në emisionin “Big Brother Fan Club”, gazetari e moderatori Eni Shehu, i njohur edhe si njëë ndër miqtë e ngushtë të Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës.

Eni zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.

Gjithashtu, prej kontakteve të afërta që ka me të dyja motrat Gixhari, Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni kur u pyet nga Heidi nëse akseson biseda më të gjera mes të dyjave.

Përsa i përket marrëdhënies mes motrave Gixhari, nëse janë të vërteta fjalët se ato të dyja nuk flasin, Eni u përgjigj:

“Ato kanë thënë gjithmonë dhe njerëzit s’e kuptojnë. Kanë thënë ‘zihemi, duhemi, si motra’, kaq.”

 

Poll