MAGAZINË /

Parashqevi Simaku merr një tjetër lajm të mirë, pas shumë vitesh flet me vëllain, mbesën e nipat

Shkruar nga Versus

Parashqevi Simaku merr një tjetër lajm të mirë, pas

Një tjetër lajm i mirë për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku.

Pas shumë vitesh, ajo mësohet se ka folur me vëllain dhe nipat e saj, të cilët, siç janë shprehur më herët, kishin vite që e kërkonin.

Mbrëmjen e djeshme bizesmeni shqiptar që jeton në Nju Jork, Elton Ilirjani ndau një video ku tregonte se i kishte siguruar një dhomë në hotel për tre javë Simakut.

Tashmë ai ka dhënë një tjetër lajm për Parashqevi Simakun. Elton Ilirjani shkruan se ikona e muzikës pas shumë vitesh është në kontakt me familjen.

“Parashqevia u lidh pas shumë vitesh me vëllain e saj dhe nipat dhe mbesën! Familja e saj është tashmë në kontakt”, shkruan ai.

Parashqevi Simaku merr një tjetër lajm të mirë, pas

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut.

Figura ikonike e muzikës shqiptare, ka lënë gjurmë më zërin dhe intepretimin e saj në vitet 80’ dhe 90’ në muzikën e lehtë dhe popullore shqiptare.

Poll