MAGAZINË /

Përballje “mbretërore” në Berlin, sonte finalja Spanjë-Angli, dueli që kushton 2.5 mld euro

Shkruar nga Versus
Përballje “mbretërore” në Berlin, sonte finalja
Harry Kane, kupa evropiane dhe Yamine Jamal

Mbrëmjen e sotme, vuloset finalja e “Euro 2024”, kampionatit që dhuroi shumë emocione për të gjithë tifozët shqiptarë pasi Kombëtarja Shqiptare mori pjesë për herë të dytë në historinë e saj.

Spanja dhe Anglia dy shtete mbretërore përballen sonte në orën 21:00 në Berlin. Ky duel mes tyre përmblidhet në katër blloqe të mëdha, siç e ka publikuar gazeta “Expansión”.

Vlera e tregut– Mes të dy finalistëve dhe sipas vlerësimit të përbërjes së tyre nga portali i specializuar “Transfermarkt”, kostoja e stafit të Spanjës dhe Anglisë arrin në 2,485 miliard euro. Por “Tre luanët” fitojnë këtë duel me Spanjën, me një vlerësim prej 1,520 miliard eurosh, krahasuar me 965 milionë të Spanjës.

Yjet e dy ekipeve– Në fakt nuk është ndonjë habi e madhe, që vlera e futbollistëve anglezë në treg është më e madhe se e atyre spanjollë. Është vetë tregu i jashtëzakonshëm në ishull. Tregu i fryrë anglez merr tortën edhe për sa i përket vendeve të para në renditjen e lojtarëve me çmimin më të lartë në finale. Lista kryesohet nga Xhud Bellingam, me një vlerë prej 180 milionë eurosh, përpara Fodenit (150) dhe Saka (140). Spanjollët drejtohen nga Rodri (120), Lamine (90), Pedri (80), Niko Uilliams (60) dhe Dani Olmo (50).

Lufta e markave– Dueli mes Spanjës dhe Anglisë është i plotë dhe prek çdo sferë, duke llogaritur natyrisht dhe marketingun dhe të ardhurat nga sponsorët e ndryshëm. Në të ardhurat nga sponsorët, Anglia i jep dorë edhe Spanjës. Sidomos në kapitullin se çfarë paguajnë sponsorët sportivë për të dyja. “Nike” i paguan skuadrës angleze rreth 39 milionë euro në vit ndërsa “Adidas” ul pagesën ndaj Spanjës me 20 milionë euro.

Spanja shkon për rekord– “La Roja”, nëse do të shpallet kampione, do ta mbyllë turneun me një rekord të paprecedentë në një kampionat europian: shtatë ndeshje, shtatë fitore. Ç’ka do ta çojë atë të hyjë 100% në çmimet e mundshme, duke i rritur të ardhurat në 28.25 milionë euro. Organi më i lartë evropian ndau 331 milionë për t’u shpërndarë në të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë edicion.

Me Luis de la Fuente, ata duket se kanë njeriun perfekt në stol gjithashtu, pasi ai ka udhëhequr ekipet spanjolle nën-19 dhe nën-23 drejt lavdisë evropiane më herët në karrierën e tij.

Pas një rruge shumë më pak të thjeshtë drejt finales, tifozët anglezë mund të fillojnë të besojnë se edhe ata kanë njeriun e duhur.

Gareth Southgate u bë trajneri i parë që drejtoi Tre Luanët në dy finale të mëdha pasi ekipi i tij gjithashtu erdhi nga prapa për të mundur Holandën, me dy nga zëvendësimet e tij që kombinoheshin për një gol fitues në minutat e fundit.

Ekipi i Southgate do të duhet të jetë në formën e tyre më të mirë për të përballuar spanjollët e shkathtë, por ata nuk mungojnë në qëndrueshmëri nëse mbeten prapa, pasi janë ekipi i vetëm në historinë e Euros që arrin finalen duke qenë në disavantazh në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Poll