MAGAZINË /

“Përndjekës, më futesh në dush me zor”, sërish sherr në shtëpinë e "Big Brother"

Sot, një debat i ashpër shpërtheu mes Aldos dhe Livias në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku nuk munguan ofendimet dhe tensionet.

Shkruar nga Versus

“Përndjekës, më futesh në dush me zor”,

Sot, një debat i ashpër shpërtheu mes Aldos dhe Livias në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku nuk munguan ofendimet dhe tensionet. Ndërsa Livia po qëndronte me Tirin, Eglin dhe Krisën, Aldo iu afrua dhe Livia e quajti atë “përndjekës”, duke kërkuar që të largohej.

Përgjigja e Aldos ishte e drejtpërdrejtë: “Nuk pyes njeri unë, mund të ulem këtu dhe nuk të pyes ty”.

Përgjigjet e ndërsjella vazhduan me ofendime, ku Livia e quajti Aldon “rrush të zi”, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke thënë: “Erdhi dhelpra te rrushi”.

Livia, duke e kërkuar më shumë distancë, i tha Aldos se nuk dëshironte ta kishte pranë, por ai insistoi të qëndronte dhe e këmbënguli se “nuk është ai që vendos”. Debati u intensifikua më tej kur Livia e akuzoi Aldon për qëndrim të padrejtë, duke përmendur një situatë të mëparshme te “Zarfi i Zi”, për të cilën Aldo reagoi me fjalët “Shpifëse”.

Në fund, Livia nuk e kurseu ofendimin duke e quajtur sërish Aldon “përndjekës”.

Poll