MAGAZINË /

“Po na vjedh sportistët”/ Ndodh edhe kjo! Kosova gati ta padisë Shqipërinë në FIFA

Shkruar nga Versus

“Po na vjedh sportistët”/ Ndodh edhe kjo! Kosova gati ta

Federata Kosovare e Futbollit raportohet se po harton një kërkesë për FIFA-n duke i kërkuar t’i bllokojë mundësinë Shqipërisë që të marrë në gjirin e saj futbollistë nga Kosova. Këtë e ka bërë me dije trajneri i njohur në Kosovë, Tahir Batatina i cili e quajti “të rëndë” dhe “tradhti” faktin se Shqipëria mori futbollistin e Kosovës Etnik Brruti.

“Shqipëria bëri Europian me Serbinë, pak kemi reaguar, duhej më shumë të reagonim. Kur ti bën një aksident dhe nuk mëson nga ai, herën e dytë bën aksident më të rëndë. Fare nuk kemi reaguar ne, duhej të reagonim shumë më shumë. Kemi ardhur në një situatë tani ku i vetmi lojtar që nuk ka pasur asnjë arsye të shkonte te Shqipëria, është Brruti. Unë nuk ia mbaj krahun askujt, babai i Brrutit ka qenë bashkëluftëtari im. Por nuk e di se çfarë mund t’i bëjë më shumë një trajner kur i vesh shiritin e kapitenit, e bëri te Kosova U-21. FFK kur e pa se shumë lojtarë nga Kosova po iknin te Shqipëria, duhej të bënte një kërkesë në FIFA që mesa di unë lejohet.

Në këtë kërkesë duhet të thuhet se lojtarët që e nisin karrierën nga moshat U-13 në Kosovë deri te U-21, të mos kenë të drejtë të përfaqësojnë një Kombëtare tjetër. Mesa di unë është e mundur kjo gjë dhe ne duhet të kontribuojmë për këtë duke ditur se nuk është hera e parë që Shqipëria po na merr lojtarë. Ne themi se jemi vëllezër, edhe Ademi me Dukën, po vëllezërit nuk e tradhtojnë njëri-tjetrin. Brruti ka bërë një gabim të madh për mua, shteti është më i madh, nuk është gjithçka paraja dhe karriera. E di sa patriotë kanë dalur tani dhe flasin mbi këtë temë, por jo jo, ata patriotë që kanë luftuar kanë luftuar për çlirimin e Kosovës se Shqipëria e çliruar ka qenë. Ata që përfaqësojnë dhe punojnë sot për Kosovën janë heronjtë e vërtetë të këtij vendi”, tha Batatina.

Kalimi i futbollistëve nga Kosova në kombëtaren kuqezi, ka ngjallur shumë debate në Prishtinë. Së fundmi shumë kritikë po shprehen kundër një gjëje të tillë, madje edhe duke nxitur përçarje mes shqiptarëve të dy shteteve. Versus.al

Qarku i Vlorës (PS) / Kë do të votoni për deputet të Kuvendit të Shqipërisë, në zgjedhjet e 11 majit

  • Bledi Çuçi
  • Zamira Sina
  • Erjona Ismaili
  • Pirro Vëngu
  • Vasil Llajo
  • Ardit Bido
  • Gjergji Mërkuri
  • Ina Majko
  • Vullnet Sina
  • Evis Allushi
  • Klevis Kaso
  • Brunilda Mersini
  • Briseda Çakëri
  • Mjaftesa Sulaj
  • Endi Hysenaj
  • Damian Gjiknuri