MAGAZINË /

Ç'po ndodh me Flori Mumajesin? Flet Eneda Tarifa: Mirë është

E pyetur nga Eni Shehu se "Nga bëhet Flori", Eneda tha "Mirë është", duke shtuar me humor "ke të fala".

Shkruar nga Versus
Ç'po ndodh me Flori Mumajesin? Flet Eneda Tarifa: Mirë
Eneda Tarifa dhe Flori Mumajes tek Kënga Magjike

Prej kohësh Flori Mumajesi nuk bën më muzikë, nuk jep intervista dhe nuk është as aktiv në rrjete sociale.

Kjo ka bërë që shumë nga ndjekësit e tij të pyesin se çfarë po ndodh me kantautorin.

Një të dhënë të re e ka dhënë dhe Eneda Tarifa.

Këngëtarja ishte në një intervistë për “Pushime on Top”, në Top Channel, ku u pyet se më kë do donte të bënte një duet.

Dhe Eneda tha:

"Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do kisha bërë një duet me Flori Mumajesin."

E pyetur nga Eni Shehu se "Nga bëhet Flori", Eneda tha "Mirë është", duke shtuar me humor "ke të fala".

 

 

Poll