MAGAZINË /

Rene Reffo kritikon ashpër Antonela Berishën: Ore kjo është për burg për çfarë del në Tv?”

Reagimi i Rene Reffo mbi daljen e Antonela Berishës në televizion

Shkruar nga Versus
Rene Reffo kritikon ashpër Antonela Berishën: Ore kjo është
Rene Reffo dhe Antonela Berisha

Një përplasje virtuale ka shpërthyer mes dy personazheve të njohura të showbizit, Rene Reffo dhe Antonela Berisha. Kjo situatë ka bërë që rrjeti të ndahet në grupe, duke nxitur një mori komentesh pas postimit të Rene, e cila shprehu habinë për daljen e Antonelës në televizion.

Pasi u publikua promocioni i emisionit “Goca dhe Gra”, ku njoftohet se e ftuara e radhës do të jetë Antonela Berisha, Rene Reffo e ndau këtë lajm në Instagramin e saj me një mbishkrim, duke shprehur reagimin e saj.

 “Ore kjo është për burg për çfarë del në Tv?” shkroi në Story, vajza e aktores shqiptare Julia Iliriani.

Rene Reffo kritikon ashpër Antonela Berishën: Ore kjo është

Postimi i Renes ka të bëjë me ngjarjen ku Antonela bashkë me motrës e saj Mariela sulmuan Klea Prengën në një nga lokalët e Tiranës. Ato e justifikuan veprimin e tyre me pretendimin se Klea kishte marrë burrin e Marielës. Si pasojë e sulmit, Klea pësoi lëndime të rënda në fytyrë, duke u goditur me një gotë, çka i la shenja të pashlyeshme.

Pas një periudhe në arrati, motrat Berisha vendosën të dorëzoheshin në polici. Aktualisht, Antonela është caktuar në masën e sigurisë "detyrim paraqitje", ndërsa Mariela ndodhet në "arrest shtëpiak"./Versus.al

Poll