MAGAZINË /

Rezultatet e ndeshjeve/ Anglia merr një fitore spektakolare ndaj Irlandës, Norvegjia shkatërron Kazakistanin

Shkruar nga Versus

Rezultatet e ndeshjeve/ Anglia merr një fitore spektakolare ndaj

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Irlandës në kuadër të ndeshjes së fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Në fakt që të gjithë golat e realizuar në këtë takim nga ‘Tre Luanët’ erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes.

Fillimisht për rezultatin 1-0 u përkujdes Harry Kane (53’) i cili realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Jude Bellingham. Vetëm disa minuta më vonë, Anglia dyfishoi epërsinë duke gjetur golin kësaj radhe përmes Antony Gordon (56’) i cili realizoi për 2-0.

Kjo nuk ishte e tëra, pasi vendasit shënuan edhe një herë tjetër me anë të Conor Gallagher (58’) për rezultatin 3-0.

Dy golat e fundit i realizuan të inkuadruarit në pjesën e dytë, Jarrod Bowen (76’) për 4-0 dhe Taylor Harwood-Bellis (79’) për 5-0.

 

Norvegjia nga ana tjetër ka shënuar fitoren tjetër të thellë ndaj Kazakistanit me rezultat 5-0, ndërsa në të njëjtin grup  Austria barazoi me Slloveninë.

Norvegjezët e dinin që fitorja do tua mundësonte luftën për pozitën e parë, ndërsa e arritën këtë edhe fal rezultati nga ndeshja tjetër.

Erling Haaland shënoi tre gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një gol e shtuan Alexander Sorloth dhe Antonio Nusa.

Në anën tjetër, Austria nuk mori më shumë se një barazim ndaj Slloveninë (1-1).

Norvegjia e mori vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Austria ka 11 pikë.

Në anën tjetër fitore po ashtu mori edhe Greqia të cilët fituan me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Finlandës. Anastasios Bakasetas realizoi për 1-0 në minutën e 52-të, teksa golin e dytë e realizoi Christos Tzolis në minutën e 56-të për 2-0.

 

Poll