MAGAZINË /

"Është forca ime e brendshme", Dojna Mema në një rrëfim prekës për të atin e ndjerë

"Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë"

Shkruar nga M.H
"Është forca ime e brendshme", Dojna Mema në një
Dojna Mema

Moderatorja e njohur, Dojna Mema ka ardhur me një rrëfim të ndjerë për humbjen e babait të saj.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një emision ku edhe pohoi se babai saj ka qenë gjithnjë një forcë për të dhe se pas humbjes së tij kjo forcë i ishte rritur, duke e bërë të ringrihet pas çdo dështimi që moderatorja mund të hasë, si nga ana personale ashtu edhe profesionale.

Dojna Mema shtoi gjithashtu se babai i saj nuk do të donte kurrsesi që ta shihte të trishtuar apo të dorëzuar, dhe kjo ndoshta është ajo që e bën të ecë përpara.

Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë. Më duket se qëkur babi im iku nga botë dhe shkoi në tjetrën une kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem sa herë që rrëzohem. Kjo është e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh. E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë. Është akoma shumë e vështirë humbja e tij dhe pse kanë kaluar disa vite tashmë, çdo ditë është e vështirë, thjeshtë jemi ne që mësohemi me faktin që se kemi më atë njëri”, tha moderatorja.

Babai i Dojnës është larguar nga jeta 5 vjet më parë, pasi nuk i mbijetoi dot një sëmundjeje të rëndë./ Versus.al

Poll