MAGAZINË /

Skandali/ Greqia ndalon skuadrën shqiptare “Çamëria” që të luajë në Champions League e minifutbollit

Skuadra “Çamëria” supozohej të ishte pjesëmarrëse në Socca Champions League, ashtu siç ka marrë pjesë rregullisht në kompeticionet joprofesioniste, nën drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Socca Albania, që përfaqëson Shqipërinë në Socca International.

Shkruar nga Versus

Një tjetër skandal grek ndaj shqiptarëve.

 

Skandali/ Greqia ndalon skuadrën shqiptare

Greqia ka ndaluar ekipin shqiptar “Çamëria” që përfaqëson vendin tonë në turneun ndërkombëtar të minifutbollit 5x5 po zhvillohet në ishullin e Kretës nga data 17-20 tetor, që të luajë ndeshjet.

Skuadra “Çamëria” supozohej të ishte pjesëmarrëse në Socca Champions League, ashtu siç ka marrë pjesë rregullisht në kompeticionet joprofesioniste, nën drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Socca Albania, që përfaqëson Shqipërinë në Socca International.

Ditët e fundit, ekipi shqiptar ka zhvilluar dy ndeshje (një të fituar dhe një të humbur), por organizatorët dhe drejtuesit e Socca International Federation i kanë njoftuar këtë të premte se qeveria greke nuk lejon më përdorimin e emrit dhe logos “Çamëria.”

Autoritetet në Kretë kanë marrë vendimin për përjashtimin e ekipit të Çamërisë me arsyetimin se emri i përfaqësimit të Shqipërisë nuk është i përshtatshëm, ndërsa mediat në ishullin grek kanë ngritur po ashtu shqetësime lidhur me emrin e ekipit.

Ky incident mund të konsiderohet si pjesë e një vale të përsëritur ksenofobie nga ana e mediave dhe institucioneve greke ndaj shqiptarëve.

Për atë çfarë po ndodh në Kretë, ku ekipit shqiptar “Çamëria”, nuk po i lejohet të marrë pjesë në Champions League-n e Minifootball për shkak të logos, emrit dhe fanellës, kanë reaguar edhe Tfiozat Kuqezi.

Grupimi më i madh që mbështet Kombëtaren shqiptare të futbollit në një postim në Instagram, shprehet se djemtë e ekipit “Çamëria” janë kërcënuar nga nacionalistët helenë.

“Bashkohemi me djemtë tanë që nuk frikësohen nga forcat nacionaliste “greke” pas kërcënimeve që kanë marrë për shkak të emrit që kanë në turneun 5x5 që po luhet në Kretë. Historia ka dëshmuar gjithmonë që të atdheut e kemi Çamërinë dhe gjithmonë do luftojmë për të”, shkruhet në reagimin e Tifozave Kuqezi.  

 

Poll