Reperi i njohur Arkimed Lushaj me emrin skenik “Stresi” ka lënë dyshime me deklaratën e bërë nga ana e tij për një pjesëmarrje të mundshme në spektaklin e radhës të “Big Brother VIP Kosova 3”.
Në një lidhje direkte për “Kosova Today”, reperi pranoi se ka marrë ftesë nga produksioni për të qenë pjesë e edicionit të tretë të spektaklit por nuk zbuloi më shumë.
Nuk dihet se nëse Stresi do jetë banor apo opinionist. Do na mbetet të presim për të kuptuar më shumë nga fituesi i sezonit të parë të programit të ndjekur. Versus.al







