Kryefjala e 10 ditëve të fundit, artistja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku do të rikthehet sonte në "skenën" e Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmin e bukur e ka bërë me dije biznesmeni Elton Ilirjani, i cili përgjatë këtyre ditëve ka informuar në lidhje me të rejat e artistes shqiptare.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Ilirjani lajmëron se mbrëmjen e kësaj të shtune me zë dhe figurë Parashqevi Simaku do të bëjë një përshëndetje në Festivalin e Këngës.
“Sot në orën 21:00 Parashqevi Simaku përshëndet për herë të parë me zë dhe figurë në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH!”, shkruan Elton Ilirjani.
Hera e fundit kur ajo performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH ku dhe ishte e ftuar speciale dhe u ngjit në skenë së bashku me bashkëshortin e saj Robert Nofle







