Biznesmeni Elton Ilirjani ka reaguar sërish nëpërmjet një instastory sa i takon shtrimit të këngëtares së njohur Parashqevi Simaku në spitalin psikiatrik për të marrë kurimin e duhur.
Ai tha se gjendja e saj është shumë më e mirë dhe se pritet të jetë edhe më mirë kur të lërë spitalin.
“Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë dhe çdo gjë do të jetë më mirë kur të lërë spitalin, por në krahasim me ditën e parë kur u paraqit në spital ajo është shumë më mire”- u shpreh Elton Ilirjani.
Më tej ai pati edhe një kërkesë për dy infermiere shqiptare të cilat kishin shkuar për ta takuar ikonën e muzikës shqiptare. Pavarësisht pozitivitetit të tyre, Ilirjani shprehet se familjarët e këngëtares nuk duan që vizita të tilla të bëhen më për shkak se cënojnë privatësinë e Parashqevisë.
:Për arsye që janë të kuptueshme, unë nuk kam ndarë me ju vendndodhjen e saj sepse familja ka zgjedhur që kjo është konfidenciale. Ajo më tha se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar… më tha se ishin shumë pozitive dhe kishin dëshirë për ta ndihmuar, por kur fola me familjarët e saj të ngushtë ata nuk i aprovojnë këto vizita, për të ruajtur privatësinë e saj.
U bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët sepse është një shkelje e privatësisë së pacientit. E përsëris që Parashqevia më tha se takimi ishte dashamirës, por familjarët nuk i pranojnë. Nëse doni ta takoni duhet të kërkoni leje nga familjarët, djalit të saj, vëllait, nipit dhe mbesës. Në rast të kundërt do të marrim masa, dhe nuk do doja të kishim përplasje ligjore. Nuk do doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Këto janë çështje me shumë zarar dhe mund t’ju kushtojnë shumë”- shtoi biznesmeni.
Fatmirësisht prej ditësh këngëtarja ka pranuar të marrë mjekimin e nevojshëm për t’u bërë më mirë për shkak se ishte në gjendje të rënduar si pasojë e gjithë peripecive që kishte kaluar. Versus.al







