
Një debat i ashpër ka tensionuar mbrëmjen e djeshme atmosferën në shtëpinë e reality show-t, ku një batutë e interpretuar si fyerje solli përplasje mes Shëndritit, Mirit dhe Robertit.
Gjithçka nisi kur Shëndriti përdori shprehjen spanjolle “Hijo de puta”, (bir prosit*te) për të cilën ai sqaroi se ishte thjesht një referencë humoristike ndaj një personazhi seriali.
Megjithatë, komenti nuk u prit si shaka nga banorët e tjerë.
Roberti reagoi menjëherë me tone të ashpra, duke e ofenduar dhe paralajmëruar, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë kur Miri iu afrua fizikisht në mënyrë kërcënuese duke i kërkuar llogari.
Gjatë përplasjes, Shëndriti u përpoq vazhdimisht të shpjegonte se nuk kishte pasur qëllim ofendimi personal, por sqarimet e tij nuk mjaftuan për të qetësuar situatën, e cila mbeti e ndezur për disa minuta dhe krijoi një nga momentet më të tensionuara të spektaklit së fundmi.

