MAGAZINË /

Trupi i Maradonës do të zhvarroset , zbulohet arsyeja

Dalma Maradona njoftoi se trupi i babait të saj Diego Armando Maradona do të zhvendoset dhe do të vendoset në mauzole. Ky monument, që do të ndërtohet në Puerto Madero, do të jetë një pikë e veçantë vizite për fansat.

Shkruar nga Versus

Trupi i Maradonës do të zhvarroset , zbulohet arsyeja

Dalma Maradona, vajza e madhe  Diego Armando Maradona, ka bërë të ditur se eshtrat e babait të saj do të zhvendosen në një mauzoleum që do të ndërtohet për nder të futbollistit legjendar argjentinas. 

Ky monument, i cili do të ngrihet në lagjen Puerto Madero të Buenos Aires dhe që nuk do të jetë vetëm vendi i fundit i pushimit të Maradonës, por edhe një vend ku fansat e tij mund t'i bëjnë nderimet për idhullin e tyre.

“Dëshirojmë që monumenti të jetë gati deri më 30 tetor, ditëlindja e babait tim”, tha Dalma, duke shtuar: “Kjo është një dhuratë që duam t'ia bëjmë atij dhe të gjithë fansave dhe mbështetësve që janë pjesë e pandarë e kësaj historie.

Vendndodhja e saktë e mauzoleut është përcaktuar tashmë në rrugën ikonike Huergo. Ky vendim, që synohet të jetë një pikë takimi për tifozët e Maradonës, nuk është rastësi.

Dalma tha: "Asgjë e tillë nuk është bërë më parë në zemër të qytetit për dikë si ai. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi të vendosur ta shohim këtë projekt të marrë jetë", duke shtuar se vizita në mauzoleum do të jetë pa pagesë për argjentinasit dhe shtoi, "Ne mendojmë se është e drejtë që ata që e duan më shumë babanë tim të kenë akses të papenguar këtu."

Ishte Gjykata Penale e San Isidros që miratoi kërkesën e Dalma dhe Gianinna Maradona për të zhvendosur  trupin e Diego Armando. “Më në fund kushdo që e ka dashur babanë tim do të mund ta nderojë me një lule”, tha Dalma./Versus.al

 

Poll