MAGAZINË /

Valbona nuk përmbahet në ofendime ndaj Gertës: O superleckë, ty s’të flet motra (reagimi i ashpër i moderatores)

Reagimi i Gertës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër.

Shkruar nga Versus
Valbona nuk përmbahet në ofendime ndaj Gertës: O superleckë,
Gerta Gixhari dhe Valbona Mhilli

Në prag të spektaklit të mbrëmjes, tensionet mes dy banoreve të Big Brother VIP Albania, Valbonës dhe Gertës, kanë arritur kulmin. Gjatë përgatitjeve për natën e madhe, Valbona lëshoi një koment ofendues, duke përfshirë dhe motrën e Gertës, Oltën.

Ajo iu drejtua Gertës me fjalët: “O superleckë, shko rregullohu me motrën njëherë. Ty s’të flet motra, imagjino”.

Reagimi i Gertës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër.

Ajo mbrojti motrën e saj me forcë, duke deklaruar: “Motra ime është yll. Motrën e kam zemër, e kam shpirt. Harroje se më prek te motra, sepse atë e kam një të vetme. Gjithë ditën fol po deshe”.

Ky debat ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe ka krijuar një atmosferë të tensionuar mes dy protagonisteve, e cila duket se po bëhet gjithnjë e më e ndezur. Mbetet për t’u parë nëse konflikti do të qetësohet apo do të eskalojë më tej në ditët që vijnë.

Poll