MAGAZINË /

Van der Vaart godet lojtarët e Anglisë: Njëri i padobishëm, tjetri e mban kot numrin 10

Van der Vaart u fokusua tek kritikat për Bellingham dhe Rice.

Shkruar nga Versus
Van der Vaart godet lojtarët e Anglisë: Njëri i padobishëm,
Van der Vaart dhe lojtarët anglezë

Legjenda e futbollit holandez, Rafael van der Vaart foli ashpër për disa prej lojtarëve të kombëtares së Anglisë pas humbjes së tyre përballë Spanjës në finalen e “Euro 2024”.

Pas rezultatit 2-1, Van der Vaart nuk kurseu askënd ndërsa kritikat e tij u përqendruan te Declan Ricen duke e quajtur këtë të fundit “të padobishëm”.

“100 milion euro për Declan Rice. Çfarë bën ai? Ai vjen për të marrë një top vetëm për t’ia kaluar John Stones. Ai është i padobishëm”, bërtiti ai . “Nëse vërtet vleni 100 milionë euro, atëherë duhet të jeni në gjendje të luani një top përpara”.

Van der Vaart foli edhe për Jude Bellingham, i cili asistoi në golin e barazimit të Cole Palmer. Për Bellingham, ai tha: “Jude Bellingham nuk është dikush që është aty për prekje të qetë, ai është thjesht një djalë i fortë që vazhdon të ecë për 90 minuta. Numri 10 në shpinë të tij është i diskutueshëm”.

“Sigurisht, ai mund të veshë numrin 10, por për mua ai nuk është numri 10”, ka shtuar më tej ai. Versus.al

Poll