MAGAZINË /

VIDEO/ Chiara Ferragni gjen sërish dashurinë, kush është sipërmarrësi që i ka 'rrëmbyer' zemrën influenceres?

Edhe pse çifti akoma nuk kanë folur për lidhjen e tyre duke se nuk kanë më asgjë për të fshehur.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Chiara Ferragni gjen sërish dashurinë, kush është

Për Chiara Ferragni periudha e errët tashmë duket e hedhur pas krahëve, të paktën në fushën sentimentale.

Së fundmi ajo ka gjetur sërish dashurinë, pas përfundimit të martesës me Fedez. Dhe bëhet fjalë për sipërmarrësin italian Giovanni Tronchetti Provera.

Edhe pse çifti akoma nuk kanë folur për lidhjen e tyre duke se nuk kanë më asgjë për të fshehur.

‘Ai është një person i mirë. Jam e lumtur' është shprehur influencuesja tek një miku i saj, sipas revistës së përjavshme italiane ‘Oggi’.

Pas përfundimit të martesës me Fedez, ajo filloi një lidhje me Silvio Campara (asnjëherë zyrtarisht e konfirmuar). Duket se të dy po planifikonin një udhëtim romantik në Peru, por Campara u tërhoq në minutën e fundit për t'u kthyer te gruaja e tij.

Sipas mediave italiane influencuesja ishte nisur për pushime me miqtë  e saj në Ibiza dhe atje ka takuar pasardhësin e dinastisë Pirelli, të divorcuar dhe me tre fëmijë që ndjekin të njëjtën shkollë si fëmijët  e saj, Leone dhe Vittoria.

Ata tashmë njiheshin me sy, por falë verës, diellit dhe kripës, siç duket është ndezur dhe shkëndija.

Më 28 tetor çifti u panë së bashku në Villa D’este teksa drekonin dhe më pas sërish në natën e Halloween.

Së bashku kanë shkuar në një festë në një klub në Milano, ku kanë kërcyer deri në orën 3 të mëngjesit dhe më pas janë kthyer së bashku në shtëpinë e Ferragni-t, shkruajnë mediat italiane./Versus.al

Poll