
Përballja e zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes dy banorëve të nominuar Xum Allushi dhe Egli Tako ka sjellë tensione të forta mes banorëve.
Teksa secili prej tyre tregonte arsyet përse duhet të qëndrojnë në shtëpi, situata ka degjeneruar pasi Gjesti ndërhyri në një moment, gjë që e acaroi shumë Xumin.
Teksa të tjerët po përpiqeshin të qetësonin gjakrat, Xumi në kulmin e debatit është dëgjuar teksa me një zë pak më të ulët, ka sharë nga motra këngëtarin nga Kosova, duke e degraduar në mënyrë të shëmtuar situatën. Raste të tilla janë të patolerueshme në një program televiziv që ka kaq shumë shikueshmëri. Versus.al







