
Ditën e djeshme, Gjesti u vu përballë një pyetje intiguese nga Danaj: Nëse Xheneta do të hynte në këtë format, do t’ia ktheje me të njejtën mënyrë?
Gjesti deklaroi se nuk është person që do të shkelte një grua, por do të vepronte ndryshe për t’i kthyer situatën.
‘Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë. Nuk do tja ktheja me të keq siç ka bërë me mua, por do ta shtija me të mirë që të vuante’ u shpreh këngëtari.
Lidhur me këtë deklaratë të Gjestit ka reaguar vetë Xheneta. Teksa ka publikuar deklaratën e banorit në Instasory, ajo shkruan: WoW dhe këtë e niva (dëgjova) @bigbrotheralb_vip’'







