MAGAZINË /

VIDEO/ E grimuar, puth flamurin kuqezi, Parashqevi Simaku në gjendje të mirë! Biznesmeni: E pret një surprizë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ E grimuar, puth flamurin kuqezi, Parashqevi Simaku në gjendje

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës shiptare, Parashqevi Simaku është parë së fundmi me një pamje të re dhe në gjendje të mirë emocionale.

Pavarësisht raportimeve se këngëtarja po kalonte një krizë emocionale për shkak se djali i saj nuk kishte pranuar të takohej me të, Simaku tashmë shihet në gjendje më të mirë teksa në një video puth flamurin kombëtar.

Në videon e publikuar nga sipërmarrësi shqiptar Elton Ilirjani i cili është ofruar ta ndihmojë, diva e muzikës shihet e grimuar dhe me flamurin kombëtar të cilin e mban si “shall” për të përcjellë mesazh dashurie për atdheun.

Në një tjetër video të publikuar sipërmarrësi Ilirjani shkruan se ditën e nesërme ka një surprizë të madhe për këngëtaren.

“Mbretëresha ime! Dita e nesërme do të jetë një përrallë. Ti do të surprizohesh!”- shkruan ai.

Ilirjani hapi edhe një llogari në “Gofundme” për të mbledhur shumë parash për t’i dhënë një jetesë dinjitoze Parashqevi Simakut e cila deri pak ditëve ishte e pastrehë dhe jetonte në një stacion treni ku priste të birin. Versus.al

Poll