MAGAZINË /

VIDEO/ Gerta tha se e motra nuk ishte në dijeni, dalin mesazhet mes Oltës dhe Rozanës për BBVIP

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Gerta tha se e motra nuk ishte në dijeni, dalin mesazhet mes

Mbrëmjen e djeshme ish-banorja e BBVIP2, aktorja Olta Gixhari vendosi të surprizojë motrën e saj duke hyrë në spektaklin e Big Brother VIP. Prej kohësh raporti mes tyre ishte komentuar me aludime të shumta për mosmarrëveshje.

Por dje, Gerta u shpreh se ndryshe nga sa pretendonte Rozana, e motra nuk e ka ditur për futjen e saj në Big Brother. Ndërsa pas këtyre deklaratave, menaxheri i Rozanës ka publikuar në faqen e saj zyrtare të instagramit, mesazhet zanore dhe me tekst ku Olta jo vetëm ishte në dijeni të hyrjes së Gertës në BBVIP, por edhe i uron fitoren Rozanës.

“Po të flas si motër. Sa e bukur kjo, po të flas si motër. Meqë ra fjala te motra, më duket se do kesh edhe motrën time aty të Bigu. Ajo nuk më ka thënë gjë mua, por i marr vesh gjërat sigurisht”- i shprehet Olta në mesazhin zanor të dërguar.

Ndërsa në një bisedë tjetër mes Rozanës dhe Oltës, kjo e fundit e uron për pjesëmarrjen në Big dhe i shprehet e bindur se do të fitojë në mënyrë të padiskutueshme.

VIDEO/ Gerta tha se e motra nuk ishte në dijeni, dalin mesazhet mes

Poll