MAGAZINË /

VIDEO/ Gol "alla" Messi, mbrojtësi i skuadrës angleze realizon "perlën" pas 75 metrash vrapim

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Gol "alla" Messi, mbrojtësi i skuadrës angleze

Një gol i jashtëzakonshëm individual nga mbrojtësi Micky van de Ven ka bërë xhiron e rrjeteve, pasi ai vrapoi 75 metra nga zona e tij mbrojtëse për të shënuar një perlë të rrallë në fitoren e Tottenham ndaj Copenhagen në Ligën e Kampionëve.

Holandezi me shpejtësi të madhe, nis aksionin nga brenda zonës së vet, duke kaluar me lehtësi katër lojtarë kundërshtarë, përpara se të përfundonte aksionin me një goditje precize në cepin e portës, duke shënuar golin e tretë për “Spurs” dhe duke hyrë në listën e lojtarëve si Messi dhe Maradona për mënyrën e golit të shënuar. 

Goli i tij kujtoi menjëherë supergolin e Son Heung-min ndaj Burnley-t në dhjetor 2019, që i solli sulmuesit korean çmimin “Puskas” për golin më të bukur të vitit.

“E pashë një hapësirë përpara dhe thashë ‘pse jo?’ – fillova të vrapoj dhe ndjeva se mund ta çoja deri në fund. U ndjeva i mrekullueshëm gjatë sprintit, mund të vazhdoja pa u ndalur,” tha Van de Ven pas ndeshjes.

Poll