Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi zbuluan se do të bëhen prindër të një vajze përmes një video ku modelja dhe këngëtari shihen tepër të emocionuar.
Urimet kanë qenë të shumta për çiftin e showbizit dhe njëri prej tyre vjen dhe nga aktorja Egla Ceno, fituesja e Big Brother Vip3 në një video të publikuar në Instagram.
'Sara, zoti Bardhi ky është urimi im për bebin. Ta gëzoni gocën! Ardhtë e bardhë, e bukur, me të gjitha të mirat. Ju dua!' shprehet aktorja në video.
Egla ka patur shpesh përplasje me Sarën gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip3 por duket se me përfundimin e formatit inatet dhe mëritë mes tyre janë lënë pas.








