Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët e Big Brother VIP shkruan letra për të dashurit e tyre në kuadër të ditës së Shën Valentinit.
Mes tyre edhe Egli Tako kishte shprehur ndjenjat në një letër të cilën e lexoi për Gjestin. Pavarësisht se i shprehu ndjenjat këngëtarit nëpërmjet letrës ku rrëfente edhe për dashurinë që kishte pasur për ish-partnerin e saj, Gjesti nuk kishte bërë të njëjtën gjë për të.
Për të mos lexuar letrën të cilën e kishte shkruar si duket për ish-të dashurën e tij jashtë shtëpisë së Big Brother, këngëtari zgjodhi të largohej nga hapësira ku të gjithë po lexonin letrat e shkruara. Versus.al







