MAGAZINË /

VIDEO/ ‘Nuk po tregon respekt për Shpatin’, reagon ashpër Adelina Tahiri: Njerëzit po i nderoni vetëm pasi vdesin!

Megjithëse nderoi mikun e saj me postime prekëse, Adelina u gjend në qendër të kritikave pasi publikoi edhe një fotografi nga një darkë në “Instastory”.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ ‘Nuk po tregon respekt për Shpatin’, reagon ashpër
Adelina Tahiri dhe Shpat Kasapi

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi tronditi mbarë komunitetin shqiptar. Mes shumë reagimeve prekëse ishte edhe ai i mikeshës së tij të afërt, Adelina Tahiri, e cila publikoi dedikime të ndjera për artistin e ndjerë.

Ajo shkroi se dhimbjen për Shpatin do ta mbajë gjithmonë në zemër, duke e kujtuar me mall dhe respekt.

Megjithëse nderoi mikun e saj me postime prekëse, Adelina u gjend në qendër të kritikave pasi publikoi edhe një fotografi nga një darkë në “Instastory”.

Disa ndjekës e akuzuan se po tregonte mungesë respekti në ditën e vdekjes së Shpatit.

E vënë nën presion mediatik dhe komenteve, këngëtarja reagoi publikisht në Instagram duke dënuar gjykimet e ndjekësve dhe foli hapur për fenomenin e hipokrizisë./Versus.al

Poll