MAGAZINË /

VIDEO / Olsi Bylyku reagon për herë të parë për videot e ish-të dashurës Egli Tako: "Do duroj, do duroj e..."

Përmes një reagimi në “Instagram”, Olsi thotë se është me grua në shtëpi dhe se duke i dërguar këto materiale, po i hapin sherre.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Olsi Bylyku reagon për herë të parë për videot

Shakaja është gjysma e së vërtetës, thotë populli! 

Aktori i humorit, Olsi Bylyku ka komentuar videot që i dërgojnë në rrjetet sociale lidhur me ish-të dashurën e tij, Egli Tako. Bylyku është shprehur "i shqetësuar" për videot e Eglit që i dërgojnë ndjekësit në rrjetet sociale. 

Përmes një reagimi në “Instagram”, Olsi thotë se është me grua në shtëpi dhe se duke i dërguar këto materiale, po i hapin sherre.

“Mos m’i çoni më këto videot çfarë po ndodh rreth e rrotull, jam me grua në shtëpi”, thotë ai, duke iu referuar videove të ish-partneres së tij, e cila është konkurrente në BBV dhe disa herë ka përmendur lidhjen e saj me aktorin.

“Do m’i shohi ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherre në shtëpi. Aman ore, aman”, shprehet ai me humor.

VIDEO / Olsi Bylyku reagon për herë të parë për videot

“Ore, se tani u bëra si ai muhabeti, ‘do duroj, do duroj, do duroj…’ Ore qafsh mua, ju lutëm, o ndjekës,  mos m’i çoni më  këto videot çfarë po ndodh rreth e rrotull, jam me grua në shtëpi, jam me grua në shtëpi. Do m’i shohi ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherre në shtëpi. Aman ore, aman”, shprehet Olsi në videon e bërë publike në rrjetet e tij sociale, ku ndiqet nga mbi 600 mijë persona.

Së fundmi aktori ka zyrtarizuar edhe lidhjen e tij të re me gazetaren Denada Lura.

Poll