MAGAZINË /

VIDEO/ “Shqipëria ime ja ku është”, Parashqevi Simaku emocionon duke kënduar sërish në gjuhën shqipe

Pavarësisht se tha që kishte kohë pa folur shqip dhe si rrjedhojë e kishte harruar paksa gjuhën, diva e muzikës Parashqevi Simaku shfaqet duke kënduar në gjuhën e nënës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Shqipëria ime ja ku është”, Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku ka kënduar sërish shqip. Diva e muzikës shqiptare e cila prej ditësh është në qendër të vëmendjes në media për shkak se u gjet e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut, së fundmi është strehuar në një prej hoteleve më të shtrenjta të Manhatanit.

Biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar në rrjetin e tij sociale momente nga takimi me Simakun, me të cilën ka darkuar në një restorant ku këngëtarja e mirënjohur më në fund shfaqet duke kënduar shqip.

Me këngët që zuri në vend në muzikën shqiptare si një prej zërave më të bukur, Parashqevi Simaku shpreh emocion teksa këndon në gjuhën e nënës.

Biznesmeni Ilirjani ka bërë me dije se ajo do të qëndrojë në hotelin më të mirë të Manhatanit për tre javë rresht. Versus.al



Poll