G Bani ka vendosur që të largohet nga shtëpia, duke lënë përfundimisht “Big Brother Vip”.
Në nisje të spektaklit, moderatori Ledion Liço ka hyrë në shtëpi, duke i komunikuar banorit se babai i tij ndodhet në spital në Londër për kurim. Familjarët kanë theksuar se babai i banorit ndodhet në gjendje të stabilizuar.
“Jo shumë kohë më parë, familja jote na ka komunikuar që babai yt është ndjerë keq dhe është dërguar në spital. Vëllai yt dhe nëna na thanë më pas se ka kaluar në ishemi cerebrale. Mjekët kanë thënë që për momentin gjendja e tij është e qëndrueshme.”- ishte komunikimi i Ledion Liços.
G Bani do të niset menjëherë drejt Anglisë, për t’i qëndruar pranë babait të tij dhe familjes.
Ky komunikim i ka lënë dhe banorët e tjerë të prekur dhe ata nxituan ta përshëndesnin banorin, duke i uruar shërim sa më të shpejtë për babain e tij.
View this post on Instagram







