Ernest Muçi ka arritur të shënojë një gol shumë të bukur në përballjen mes Galatasaray dhe Besiktas.
Kampioni aktual ishte në epërsi prej dy golash, pasi Davinson Sanchez dhe Victor Osimhne gjetën rrjetën.
Ernest Muçi u fut në lojë në minutën e 68-të, duke arritur të lërë shenjë.
Ai gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga distanca, duke e lënë Fernando Musleran në gjumë.
Goli i tij për 2-1 ishte i fundit i kësaj ndeshje, ndërsa ky ishte goli i dytë i Muçit në kampionat.
Milot Rashica vazhdon të mbetet jashtë fushave pas një dëmtimi që mori në ndeshjen e Kosovës ndaj Qipros.