Mos harroni emrin e tij: Laurent Shvarc është vetëm dy vjeç, por tashmë po pikturon vepra arti, të shitura për mijëra euro. Ishte nëna e tij, Lisa Schvarc, ajo që zbuloi pasionin e të birit për pikturën. Gjatë pushimeve familjare vjeshtën e kaluar, u zbulua dhuntia e vogëlushit në një dhomë aktivitetesh krijuese në një resort.
Menjëherë pas kthimit nga Bavaria e Gjermanisë, prindërit e vogëlushit i dhanë telajo në mënyrë që ai të shprehte krijimtarinë e tij.
"Ai bën art abstrakt dhe ajo që është e pazakontë mënyra se si ai përfshin figura të dallueshme në të" - tha zonja Shvarc për “Times” të Londrës.
Nëna e tij i hapi menjëherë një llogari në Instagram Laurent. Dhe nuk kaloi shumë kohë që ai të tërhiqte vëmendjen pasi tani ka më shumë se 30. 000 abonentë.
“Mendova të hapja një kanal sepse ajo që po pikturonte dukej shumë e bukur. Dhe kjo solli një “çmenduri” të vërtetë”, tha ajo. “I takon atij të vendosë se kur dhe çfarë të pikturojë,” tha ai.
Panairi gjerman i artit “ART MUC” në Mynih u interesua për punën e djalit të vogël dhe tërhoqi vëmendjen e artdashësve nga e gjithë bota, nga Britania e Madhe në Bahamas. Disa nga pikturat e tij janë shitur dhe tashmë kanë sjellë rreth 6500 euro.
Paratë e fituara nga vogëlushi do të lihen mënjanë nga prindërit e tij derisa Laurent të mbushë moshën 18 vjeç.







