Tifozët shqiptarë e kanë ndezur atmosferën në ‘Air Albania’.
Ndërsa pritet të nisë ndeshja ‘finale’ ndaj Ukrainës, tifozët kanë vendosur të ndezin atmosferën në shkallët e stadiumit, me këngët dhe vallet e tyre.
Më herët është shpallur dhe formacioni zyrtar.
Silvinjo ka zgjedhur edhe njëherë Strakoshën në portë. Në mbrojtje nuk ka asnjë ndryshim nga ndeshja me Çekinë, ku janë rreshtuar, Balliu, Ajeti, Mitaj dhe Ismajli.
Mesfusha do t’iu besohet këmbëve të Laçit, Ramadanit dhe Asllanit.
Teksa sipas vendosjes në fushë duket sikur trajneri do të kërkojë një fitore në këtë takim pas sulmi iu është besuar Muçit, Asanit që ia doli të jetë gati për këtë takim dhe Dakut të rikthyer nga pezullimi.







