Sot banorët e Big Brother Vip Albania kanë zgjedhur liderin e ri të Big Brother Vip Albania. Përmes një zarfi të bardhë ato u informuan se do të votonin për liderin ndërsa në garë ishin anëtarët e një grupi të përzgjedhur nga Top Albania Radio.
Në zarfin e lexuar nga Ola thuhej:
Banorë, Top Albania vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit të Egli dhe G-Banit. Të gjithë ju duhet të zgjedhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit.Vëllai i Madh iu kujtoj se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm.
Pas votimit Rizarta u shpall lidere e shtëpisë për këtë javë. Ajo ka nisur menjëherë me ndarjen e detyrave për banorët, duek marrë përsipër përgjegjësitë që sjell ky pozicon.







