MAGAZINË /

"Telenovela" 7 milion euro e Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar drejt Arabisë?

Juventusi ka shfaqur interesim për të. Për shqiptarin ka interes dhe kampionati francez

Shkruar nga Versus

"Telenovela" 7 milion euro e Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar

Mario Mitaj është në qendër të merkatos këtë verë, pasi ai mund të kalojë në Arabinë Saudite. Të pakten ky është lajmi që vjen nga mediat në Rusi. 

Skuadra e Al Ithihad mund të nënshkruajë me mbrojtësin shqiptar. Në këtë ekip gjenden shumë lojtarë të njohur europian si Kante dhe Benzema. 

Edhe Juventusi ka shfaqur interesim nga ana tjetër, por ajo që e mban peng kalimin është shifra e vendosur e shitjes prej 7 milionë eurosh. Një shifër që nga ana tjetër për Al Itihad duket se nuk shkakton asnjë problem për të mbyllur marrëveshjen. 

Kujtojmë që për shqiptarin ka pasur interesime edhe nga kampionati francez dhe gjasat janë të mëdha që mbrojtësi të largohet nga Lokomotiva e Moskës.  

 

Poll