AKTUALITET /

Horror në Tiranë/ Mësuesi amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, dhe më pas var veten

Shkruar nga Versus

Horror në Tiranë/ Mësuesi amerikan mbyt gruan dhe dy qentë

Një krim i rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Fillimisht gjatë pasdites së sotme policia njoftoi se, një qytetar amerikan, Mathew James Wetz, mësues në kolegjin privat 'Albanian College' në Tiranë kishte vrarë veten.

Por pas shkuarjes në vendin e ngjarjes, është vënë re se në fakt aty kishte ndodhur një krim i rëndë.

Wetz 55 vjeçar, mësohet se kishte vrarë gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, duke e mbytur me litar.

Më pas ai kishte mbytur dhe dy qentë e tij, dhe në fund kishte varur dhe veten në litar.

Ngjarja la ndodhur në kryqëzimin e rrugës "Valbona" me rrugën "Ramazan Ceku", pranë zonës që njihet si “treshi” në Tiranë.

Njoftimi i mëhershëm i Policisë së Tiranës:

'Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës "Valbona" me rrugën "Ramazan Ceku", është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

 

Poll