
Një zjarr i madh ka djegur një fabrikë të prodhimeve plastike në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, në Elbasan.
Mësohet se flakët kanë përfshirë edhe një pjesë të kompanisë “Kurum”, ndërsa shtëllungat e tymit po përhapen në të gjithë qytetin.
4 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë janë evakuuar punonjësit që kanë qenë brenda.
Sipas policisë shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/ Versus.al







