Dhunohet një oficer i krimit ekonomik të drejtorisë vendore të qarkut Korçë.
Burime të siguruara pranë kësaj drejtorie thanë se sherri ka nisur në një lokal në qytetin e Korçës e më pas ka shkuar deri në përdorimin e grushteve dhe mjeteve të tjera.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.
Nuk dihet ende nëse ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë, por sipas deklarimeve dyshohet që mund të jetë edhe një konflikt i çastit mes një personi dhe oficerit.
Personi që ka goditur punonjësin e policisë është shoqëruar në komisariatin e Korçës.
Gjatë konfliktit fillimisht verbal, autori e ka qëlluar me një gotë në fytyrë oficerin duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndërkohë një tjetër rast sherri ka ndodhur para pak minutash, në spitalin rajonal të Korçës është paraqitur një 18 vjeçar i dhunuar.







